Leonardo Bonucci e pranon se këto ditë kanë qenë të vështira, por konfirmon se izolimi ka mbaruar për anëtarët e stafit të Juventusit që nuk tregojnë simptoma të coronavirusit.
Skuadra e Juves ka qenë në karantinë dy javët e fundit pasi Daniele Rugani u bë lojtari i parë i Serisë A që doli pozitiv për COVID-19.
Pastaj pas Ruganit, ishin edhe Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala që dolën pozitiv, por Bonucci është i bindur se më e keqja është lënë pas nga Bianconerët.
“Jam mirë, por këto ditë kanë qenë të vështira: vetë-izolimi ka mbaruar sot. Unë nuk tregova asnjë simptomë dhe pata fat”.
“Me fëmijët dhe gruan time në shtëpi, ditët kanë qenë ngjarje në vete dhe ne nuk jemi mërzitur. Kam luajtur në kopsht me djalin tim Lorenzo si dikur”.
“Çdo mëngjes marrim një mesazh me ushtrimet që duhet të bëjmë. Zakonisht stërvitem rreth orës 15:00”, ka treguar Bonucci.
Ai tutje shtoi se pasioni i tij mbetet filmi dhe peshkim./Telegrafi/