Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka folur për të ardhmen e tij dhe për ish-trajnerin Antonio Conte.
Italiani ka thënë se nuk e di cila do të jetë e ardhmja e Contes, por ai mendon vetëm për Zonjën e Vjetër.
“Conte? Është trajner i cili më ka bërë edhe më kualitativ që kur ka ardhur te Juventusi. Në fillim kemi pasur disa mosmarrëveshje, ndoshta sepse nuk isha në formë të mirë”.
“Ai më ka mësuar shumë në nivelin taktik, nëse sot jam një ndër më të mirët, atëherë kjo është meritë e tij”.
“Nuk e di cila është e ardhmja e tij, unë kam rinovuar dhe mendoj vetëm për Juven “, ka thënë Bonucci. /Telegrafi/