Telegrafi

Bonucci: E falënderoj karantinën, më dha mundësinë të kthehesha në kohën e fëmijërisë

Leonardo Bonucci ka publikuar një video nga vetëizolimi shkaku i coronavirusit.

Mbrojtësi italian ka thënë se e falënderon virusin për vetëm një gjë, që i ka kthyer atij kujtimet e fëmijërisë dhe që është më afër familjes së tij.

“E vlerësova dhe falënderova këtë karantinë, sepse isha në gjendje të bëja atë që nuk kisha qenë në gjendje të bëja më parë: të isha përsëri fëmijë dhe të luaja në oborr me djalin tim”, ka shkruar anëtari i Juventusit në Instagramin e tij.

“Koha që kemi thënë gjithmonë se nuk kemi, sot na u dha. Le të mos e harxhojmë duke u ankuar, por le ta jetojmë duke bërë atë që nuk kemi bërë gjithmonë sepse kemi thënë që nuk kemi kohë”.

“Dje me Lorenzon (djalin e tij) pata fatin të kujtoj të kaluarën, atë të kaluar që askush nuk do ta harrojë. Ndërsa jashtë ka nga ata që janë duke luftuar me vdekjen. Ka nga ata që po shpëtojnë jetë dhe ndaj të cilëve duhet të jemi falënderues, krenar për këta heronj”, ka shkruar më tej Bonucci.

Italia vazhdon të jetë e mbyllur dhe numri i vdekje madje ka kaluar edhe Kinën. /Telegrafi/