Mbrojtësi i Milanit, Leonardo Bonucci, ka tentuar të mitizojë humbjen ndaj Lazios duke tentuar kështu të mbajë të bashkuar skuadrën.
Italiani ka thënë se pavarësisht kësaj nuk duhet të dëshpërohemi pasi është vetëm fillimi.
“Duhet të mësojmë shumë nga kjo humbje. Jemi dëshpëruar pas penalltisë. Duhet të mësohemi të jemi skuadër edhe kur ndodhemi në vështirësi, duhet të japim 100 për qindëshin”.
“Grupi? Është e rëndësishme të jemi të bashkuar, trajneri na ka folur pas ndeshjes”.
“Ka ende gjëra për t’u përmirësuar, si në mbrojte ashtu edhe në sulm”, ka thënë Bonucci. /Telegrafi/