Site icon Telegrafi

Bonucci dorëzon shiritin e kapitenit?

Mbrojtësi italian, Leonardo Bonucci thuhet se ka ofruar kthimin e shiritit të kapitenit të Milanit tek Riccardo Montolivo pas humbjes 2-0 të Rossonerëve në Sampdoria muajin e kaluar.

Bonnuci është transferuar në verë nga rivali i madh i Milanit, Juventusi, për një shifër prej 42 milionë eurove, duke shkaktuar befasi të mëdha në Itali.

Pas transferimit të tij të madh, Rossonerët ia ofruan shiritin e kapitenit mbrojtësit italian, duke shkaktuar përsëri befasi të mëdha.

Lexo po ashtu “Milani është penduar për blerjen e Bonuccit”

Megjithatë, mediat italiane tani raportojnë se qendërmbrojtësi italian ka ofruar kthimin e shiritit të kapitenit pas ndeshjes ndaj Sampdorias muajin e kaluar pas paraqitjeve jo të denja.

Bonucci u ndëshkua me të kuq në ndeshjen e fundit!

Sipas Gazzetta dello Sport dhe La Repubblica, Bonucci thuhet se iu tha shokëve të tij të skuadrës në dhomën e veshjes në Marassi: “nëse unë jam problemi, shiriti i kapitenit është këtu”.

Bonucci u mundua t’ia kthente shiritin e kapitenit Montolivos, i cili e kishte mbajtur atë para mbrojtësit, por “mori një përgjigje negative”.

Lexo po ashtu Leonardo Bonucci po fajësohet për mbrojtjen e dobët të Milanit

Ish-lojtari i Juventusit do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të Milanit pas kartonit të tij të kuq kundër Genoa të dielën.

Ndryshe, Bonucci është gjykuar shumë pas paraqitjeve të dobëta që nga transferimi i tij nga Juventusi. /Telegrafi/

Exit mobile version