Telegrafi

Bonucci dhe Italia e përmbys rezultatin (Video)

Getty Images

Italia e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Holandës në Amsterdam ArenA.

Pasi e barazuan rezultatin, Azzurrët ia dolën ta shënonin golin e avantazhit.

Marco Parolo goditi në portë dhe nga topi i kthyer, Leonardo Bonucci e shënoi golin e epërsisë (32’).

Eder e shënoi golin tjetër të Italisë, ndërsa autogoli i Alessio Romagnolit ia dha epërsinë Holandës në fillim. /Telegrafi/