Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, është dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të goditjes me bërryl ndaj lojtarit të Genoas, Aleandro Rosi.
Qendërmbrojtësi e la skuadrën me dhjetë veta në ndeshjen e së dielës.
Pas konsultimit me VAR gjyqtari vendosi ta dërgoi në tribunë.
Komisioni disiplinor në Serie A, e vendosi fajtori lojtarin për sjellje të rëndë duke shkaktuar edhe dëme fizike.
Sipas dënimit, Bonucci, do të mungojë ndaj Chievos, por edhe kundër Juventusit në San Siro në fundjavën e ardhshme.
Në anën tjetër, Mario Mandzukic, është dënuar me një ndeshje për shkak të dy kartonëve të verdhë ndaj Udineses.
Në anën tjetër edhe disa klube janë dënuar me para shkaku i koreve raciste. /Telegrafi/