Site icon Telegrafi

Bonucci akuzohet se ka ‘shtyrë’ shokët e skuadrës që të ndryshojnë agjentët

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci thuhet se mund të përballet me sanksione për ‘shtytjen’ e disa prej shokëve të tij te Biankonerët dhe Italisë për të ndryshuar agjentin.

Il Messaggero raporton se Prokuroria e Federatës Italiane heton mbrojtësin, i cili akuzohet se ka ‘bërë presion’ ndaj lojtarëve për të ndryshuar agjentin.

Alessandro Lucci është përfaqësuesi i Bonuccit dhe themeluesi i Agjencisë Botërore të Futbollit. Ai kohët e fundit arriti të shtonte në listën e tij emra si, Gaetano Castrovilli, Dejan Kulusevski dhe Gianluca Scamacca, duke u bashkuar me Edin Dzekon, Alessandro Florenzin, Daniele De Rossin dhe, natyrisht, Bonuccin.

Por, gazeta zbulon që lista mund të mos jetë rritur në mënyrën e duhur, me mesazhe të vazhdueshme, premtime për kontrata më fitimprurëse dhe madje edhe një vend në ekipin kombëtar nga Bonucci dhe klientë të tjerë të Luccit.

E gjithë kjo, sipas gazetës, ndodhi gjithashtu në Juventus dhe dhomën e zhveshjes te Azzurrët.

Një ankesë është ndjekur nga Prokurori i FIGC Giuseppe Chine në lidhje me sjelljen e Bonucci, ndërsa sjellja e Luccit do t’i besohet Komisionit Federal të Agjentëve Sportivë.

Gazeta pretendon se çështja më e bujshme do të ishte ajo e Gianluca Scamaccas, i cili u ‘ngacmua’ nga thirrjet e vazhdueshme derisa iu nënshtrua presionit dhe la agjentin e tij të mëparshëm Paolo Paoloni. /Telegrafi/

Exit mobile version