Kur bëhet fjalë për bontonin e verës, është një aplikim shumë i thjeshtë i disa rregullave të përshkruara prapa të cilave ekziston një arsye praktike dhe logjike
Këto rregulla përfshijnë kryesisht ato për mbajtjen e saktë të gotës në dorë, të cilat duhet t’i keni parasysh herën tjetër kur ta shijoni verën tuaj të preferua, transmeton Telegrafi.
Mbajeni gotën poshtë për këmbëze, aty ku bashkohet me bazën. Arsyeja për këtë është se në këtë mënyrë nuk do të lyeni balonën e gotës me gishta.
Gjithashtu, duke mbajtur kontakte minimale, ju do të shmangni ngrohjes e verës me temperaturën e trupit tuaj. Për të njëjtën arsye, mbajeni atë kontroll në buzën e gotës ndërsa pini verën.
Para shijimit, është e dëshirueshme që ta sillni gotën, në mënyrë që vera të lëshojë aromat kryesore.
Kjo kërkon pak praktikë, por mund të filloni duke e vendosur gotën në pëllëmbën e dorës tjetër dhe duke bërë rrathë të vegjël me këmbën e gotës. Kur ta zotëroni këtë, më vonë thjesht hiqni dorën tjetër dhe lehtë do të bëni të njëjtën gjë në ajër.
Kur cakërroni gotat, shmangni këtë në mënyrë që pjesa e sipërme e gotës ose baza e këmbës të vijë në kontakt me gotën tjetër. Në vend të kësaj, cakërroni lehtë në mënyrë që qendrat e balonave të gotave të bashkohen – pjesët më të forta të kupës.
Nëse dëgjoni jehonën kumbuese të kristalit, do të kuptoni që e keni bërë siç duhet.
/Telegrafi/