Telegrafi

Bontoni afarist: Rregullat e sjelljes në zyrë

Koha është që të mësoni normat themelore të bontonit afarist, të cilat dallojnë mjaft nga rregullat e sjellës në jetën private

Sa herë keni pasur dilemë që a duhet të trokitni në derën e zyrës së shefit tuaj, para se do ta hapni? A ju ka ndodhur që të hamendësoni me rastin e njohjes me kolegët apo me partnerët afarist, sepse nuk keni qenë të sigurt se kush duhet i pari të prezantohet?

Sipas bontonit afarist, femra duhet e para ta shtrijë dorën me rastin e përshëndetjes me mashkullin

Të gjithë e dimë që është rregull që çdo ditë përshëndetemi me kolegët kur arrijmë në vendin e punës. Mirëpo, shpesh shtrohet pyetja kush përshëndetet i pari, transmeton Telegrafi.

Në jetën e zakonshme paka shumë çdo gjë është e qartë: mashkulli i pari i paraqitet femrës dhe personi i ri të vjetrit, mirëpo në punë rregullat deri diku ndryshojnë.

Në punë, nuk është aq me rëndësi se cilës gjini i përkitni, prandaj vlen rregulla e përgjithshme: punëtori i pari i paraqitet eprorit. Përjashtim është situata kur shefi hyn në lokalin në të cilin ulen punëtorët e tij. Në atë rast, shefi i pari i përshëndet të pranishmit.

Ja edhe disa rregulla të bontonit afarist

– Sa i përket përshëndetjes me dorë, etika afariste lejon që ta kaloni. Nëse megjithatë ju pëlqen ai ritual, kini parasysh që femra e para ia shtrin dorën mashkullit. Sidoqoftë, përshëndetja juaj me dorë duhet të jetë e shkurtër.

Mos e lëkundni gjatë dhe mos i shtrëngoni gjatë dorën bashkëbiseduesit; nuk bën as tepër t’ia shtrëngoni, edhe pse shtrëngimi duhet të jetë i fortë. Nëse jeni përshëndetur me dorë me një person në zyrë, këtë duhet ta bëni edhe me të gjithë të tjerët.

– Rregullat e bontonit urdhërojnë që kolegut të ri gjithmonë ia prezantoni të vjetrin apo punëtorin eprorit.

Mirëpo, pavarësisht nga mosha dhe pozita, femra kurrë nuk i prezantohet e para mashkullit; kjo lejohet vetëm nëse, për shembull, mashkulli është profesor i vjetër, ndërkaq femra studente.

– A duhet të trokisni nëse dera e zyrës është e mbyllur? Është rregull që të trokitet vetëm në atë derë prapa së cilës janë ulur më pak se tre njerëz. Në lokalet “e populluara dendur” hyhet pa paralajmërim.

– Pasi të keni hyrë në kabinetin e shefit, ai mbase do t’ju ftojë që të uleni. Atëherë në karrige bën të uleni vetëm atëherë kur eprori juaj ulet.

– Në jetën private, xhentëlmeni i vërtetë gjithmonë i jep përparësi damës me rastin e hyrjes në lokal. Mirëpo, etika bashkëkohore afariste urdhëron që i pari hyn dhe i pari del ai i cili është më afër dyerve, pa marrë parasysh a është fjala për femrën apo për mashkullin. /Telegrafi/