Telegrafi

Bonot e thesarit vitin tjetër

Ministri i Financave Bedri Hamza, gjatë një adresimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se janë duke u përgatitur për emitimin e letrave me vlerë.

“Bonot e thesarit pritet ti kemi në fillim të vitit të ardhshëm. Ka banka dhe institucione financiare të cilat janë të interesuara për bonot e thesarit”, tha ministri Hamza.

Ndërkaq deputetët e partive opozitare thënë se nuk do të ketë pagesa retroaktive për shërbyesit civil për muajin janar dhe shkurt, përkundër premtimeve të kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi. Sipas tyre, një ndër arsyet për mosdhënie të këtyre parave është prishja e marrëveshjes së Kosovës me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN). Kjo dhe çështje të tjera janë duke u diskutuara gjatë shqyrtimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/