Telegrafi

Bono vizitoi Turqinë dhe e falënderoi për kujdesin ndaj refugjatëve sirianë (Foto)

Frontmeni i “U2”, Bono Vox, i cili të premten e kishte vizituar kampin e refugjatëve në Gaziantep, gjatë fundjavës është takuar me kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, të cilin e ka falënderuar për ndihmën që u ka dhënë Turqia të ikurve nga lufta në Siri.

“Jam krenar për mirësinë e popullit turk. Kjo që keni bërë është diçka e jashtëzakonshme, është mësim që vjen nga civilizimi”, ka thënë këngëtari.

Ai më tej ka theksuar se të gjithë qytetet dhe të gjitha vendet në Turqi kanë pranuar refugjatë të ikur nga lufta që zgjat qe disa vite.

“Ua kanë hapur dyert fqinjëve të tyre. Krahas të gjitha vështirësive që sjell lufta, ua kanë hapur dyert njerëzve. Veç kësaj, i keni hapur edhe shkollat, ky është një karakter për t’i dhënë leksion gjithë botës”, është shprehur më tej Bono.

Rokeri ka rikujtuar se Turqia është vendi që ka pranuar më së shumti refugjatë nga të gjitha vendet e botës. /Telegrafi/