Site icon Telegrafi

Bono rrëfen se ai që mendonte se ishte djali i tezes, në fakt është gjysmëvëllai i tij nga afera e babait të rokerit

(Foto: PA/Daily Mail)

Bono Vox ka treguar për identitetin e gjysmëvëllait të tij sekret, Scott Rankin, për të cilin foli për herë të parë në qershor të këtij viti.

Frontmeni i “U2” kishte mësuar se ka një vëlla tjetër në vitin 2000, kur ishte spekuluar se babai i tij, Bob Hewson, kishte një aferë me motrën e gruas së tij – tezen e Bonos, Barbara.

Babai i rokerit e kishte konfirmuar lajmin pasi ishte diagnostikuar me kancer, ndërsa më pas vdiq në vitin 2001.

(Foto: GC Images)

Sipas këngëtarit, afera kishte ndodhur kur nëna e tij, Iris, ishte akoma gjallë dhe ajo nuk e kishte ditur kurrë për lidhjen e bashkëshortit me motrën e saj.

“E vërteta është se me Scottin, ndiheshim si vëllezër shumë kohë para se ta dinim se ishim në të vërtetë. E dua Scottin dhe nënën e tij, Barbara”, ka thënë Bono për Irish Times.

Muzikanti ka theksuar se marrëdhëniet e tij me babanë kanë pasur ngritjet dhe rëniet e tyre: “Unë vetëm dëshiroja vëmendjen e babait tim dhe kam disa kujtime të bukura; nuk ishte e gjitha me zemërim. Muzika ishte gjëja që e qetësonte zemrën e tij me dhimbje”.

Babai i rokerit, Bob Hewson dhe Bono (Foto: Daily Mail)

Tutje, Bono ka treguar se çfarë ndikimi kishte pasur vdekja e papritur e nënës së tij kur ai ishte vetëm 14 vjeçar.

“Këto gjëra që na formojnë, në fund të fundit janë dhurata të mëdha. Të paktën ato ishin për mua, sepse plaga që u hap nga vdekja e nënës sime… u bë kjo vrimë, ky boshllëk, që e mbusha me muzikë”.

“Megjithëse familja dukej se u zhduk në atë moment, unë fillova të gjeja familje të tjera: familjen e Ali (gruas së tij), grupin, familjet alternative…”.

Bono dhe Ali Hewson janë prindër të katër fëmijëve, Jordan (33), Eve (31), Elijah (23) dhe John (21). /Telegrafi/

 

Exit mobile version