Frontmeni i “U2”, Bono Vox, pret që zëri t’i rikthehet, në mënyrë që t’i mbajë të gjitha koncertet në kuadër të turneut të tij.
Ditë më parë u anulua një koncert i grupit irlandez në Berlin, për shkak të problemeve të këngëtarit me zërin.
U2 playing in Berlin, Bono has lost his voice after just a couple of songs – show paused, but likely to be cancelled pic.twitter.com/CdcJE9FIqg
— EFTM : 💻 + 🚘 + 🍷 (@EFTM) September 1, 2018
“Kam qenë te një mjek i shkëlqyer. Jam i lumtur dhe i qetë që asgjë nuk është serioze”, ka thënë Bono.
Fansat e “U2” ishin zhgënjyer pas ndërprerjes së koncertit vetëm pak kohë pasi kishte filluar. Grupi nga Dublini i intepretoi disa kënga, ndërsa më pas vokalisti i kërkoi falje publikut duke u thënë se nuk mund të vazhdonte.
Fillimisht, publikut iu kumtua se ishte fjala për një pushim të shkurtër, por më pas u informuan se koncerti nuk do të vazhdojë.
Bono was forced to stop mid-performance during a @U2 concert in Berlin after he lost his voice.
The singer apologised to the audience and asked for the smoke machine to be switched off as it was like breathing “cigar smoke”.
Read the full story here: https://t.co/84wSZpuJJG pic.twitter.com/6mxXFbJhcj
— Sky News (@SkyNews) September 2, 2018
Mirëpo, Bono u ka premtuar se grupi do të mbajë një koncert tjetër në të ardhmen, për t’ua shpaguar këtë ndërprerje.
“Ishte një atmosferë e shkëlqyer, duhet të ishte një mbrëmje e paharruar, por nuk ishte për shkak të kësaj (problemit me zërin). Mezi e presim datën 13 nëntor që të kthehemi ka thënë këngëtari.
Bonos “i humbi” zëri derisa ishte duke kënduar këngën “Red Flag Day”, ndërsa fansat i kanë uruar shërim të shpejtë. /Telegrafi/