Telegrafi

Bono ka treguar se ka një vëlla për të cilin nuk e kishte ditur se ekzistonte

(Foto: Corriere)

Frontmeni i U2, Bono Vox, ka treguar se ka një vëlla tjetër, për të cilin nuk e dinte se ekzistonte për vite të tëra – njofton BBC.

“Unë kam një vëlla tjetër, të cilin e dua dhe e adhuroj, të cilin nuk e dija se e kisha”, ka thënë këngëtari në Desert Island DiscsBBC Radio 4.

Ylli i grupit irlandez ka thënë se mësoi për gjysmëvëllanë e tij në vitin 2000 dhe asokohe kishte biseduar me babanë e tij në lidhje me të.

(Foto: Il Mattino)

Bono i tha prezantuesit se nëna e tij, Iris, e cila vdiq në vitin 1974, nuk e dinte që burri i saj kishte një fëmijë me një grua tjetër.

Lexo po ashtu “One” - kënga më emblematike e grupit U2

“Është një familje shumë e ngushtë dhe kuptova se babai im ka një miqësi të thellë me atë grua të bukur… dhe më pas ata lindën një fëmijë. Dhe e gjithë kjo u mbajt sekret”, ka rrëfyer muzikanti.