Telegrafi

BONEVET Prishtina dhe Kosova Makers League do të shënojnë ngjarjen “STEAM Day” me datën 8, 9 dhe 10 nëntor

Me datën 8, 9 dhe 10 nëntor, BONEVET Prishtina dhe Kosova Makers League do të shënojnë ngjarjen “STEAM Day” për fëmijët e moshës 5-15 vjeç.

Për nder të kësaj dite, BONEVET Prishtina dhe Kosova Makers League do të organizojnë një ngjarje në të cilën mund të marrin pjesë të gjithë fëmijët, por edhe të rriturit për t’u njohur më fushat e programimit, robotikës e shumë të tjera.

Secili kënd do të jetë i dedikuar për fëmijët e moshave të ndryshme për t’u prezantuar me robotët e pajisjet edukative për moshën e tyre, si mTiny, mBot, micro: Maqueen Plus, LEGO, 3D printer e shumëçka tjetër.

Rëndësia e kësaj ngjarje është njohja me fushat STEAM të cilat janë aktuale dhe nxisin kreativitetin, të menduarit kritik dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve tek këto mosha.

Eventi “STEAM Day” do të mbahet në Sheshin “Xhorxh Bush”, Parkingu Nëntokësor, kati -2, hyrja 7; dhe do të jetë e hapur nga ora 13:00 – 15:00.

“STEAM Day” mbështetet dhe përkrahet nga Parking Center Prishtina dhe Komuna e Prishtinës.

Për më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, vizitoni këtë link: bit.ly/STEAM_Day