Site icon Telegrafi

Boneva: Askujt nuk mund ti merret e drejta për pjesëmarrje në zgjedhje

“Në pajtim me Kushtetutën dhe Kodin zgjedhor, kur shpallen zgjedhjet, është vullneti i lirë i partive nëse do të vendosin të marrin pjesë në ato zgjedhje apo jo”, shkruan anëtari i KShZ, nga rradhët e OBRM-PDUKM, Silvana Boneva në rrjetin social Facebook, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Askush nuk mund ta detyroj askënd të merr pjesë në zgjedhje, ashtu siç askush nuk mund t’ia merr askujt të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje. Prandaj, nëse vetëm një parti do të kishte dorëzuar listë deputetësh, e jo një koalicion prej 21 partish, siç është koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, KShZ është e obliguar ti realizojë zgjedhjet. Respektivisht, KShZ në përbërjet e mëhershme ka pasur përvojë dhe ka realizuar zgjedhje në të cilët ka marrë pjesë vetëm një kandidat për kryetar komune, e jo më koalicion, shkruan Boneva si përgjigje ndaj dilemës së anëtarëve të KShZ nga radhët e LSDM në seancën e sotme, lidhur me pohimin se qytetarët nuk kanë zgjedhje dhe se duhet të informohet kryetari i Kuvendit të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version