Telegrafi

Bone: Parisi mund të zhbllokon fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Këshilltari i presidentit francez Emmanuel Macron, Clement Bone, deklaroi se Parisi mund të tërhiqet nga bllokimi për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Pas që Britania e Madhe e lëshoi BE-në, Franca dëshiron që të fokusohet më shumë në lindje. Pas Brexit, më e rëndësishme si asnjëherë më parë është tejkalimi i dallimeve në kuadër të BE-së dhe të fokusohet në atë që na ndërlidh”, tha Bone në intervistë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Ai shton se kjo do të ndodhë menjëherë pasi BE të dakordohet me planin e zgjerimit.

“Do të refuzojmë që t’i trajtojmë veçmas Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo do t’i kundërvihej dëshirës sonë që të nxisim stabilitet në rajon”, tha Bone./Telegrafi/