Telegrafi

“Bonbon” së shpejti edhe në gjuhën angleze (Foto)

Suksesi i këngës “Bonbon” në shqip e ka bindur siç duket Era Istrefin që ta krijojë atë edhe në versionin anglisht.

Përmes një postimi në Instagram ajo ka bërë të ditur se “Bonbon” është duke u punuar edhe në anglisht, transmeton Koha.net. Ajo ka postuar një foto në studio së bashku me Jenson Vaughan dhe top producentin shqiptar, Arber Gjikollin – BigBangBeats.

“Bonbon së shpejti në versionin anglisht”, ka shkruar Era.

“Bonbon” është një nga këngët më të pëlqyera të publikut kosovar, ndërsa ka pasur rreth 30 milionë klikime në Youtube.