Era Istrefi tashmë dihet se është artiste e përmasa ndërkombëtare.
E gjithë kjo në saje të hitit “Bon Bon”, i cili deri më tani është shikuar mbi 391 milionë herë në YouTube.
Por, kjo nuk do të thotë se çdo kush e njeh këngëtaren shqiptare, e cila këto ditë gjendet në Los Angeles, transmeton Telegrafi.
Teksa ka qenë duke u argëtuar me mikeshat Lori Hoxhën dhe Anxhelina Hadërgjonajn, kanë qenë këto të fundit që e kanë filmuar këngëtaren duke kërcyer nën ritmet e këngës së lartcekur në një lokal nate në qytetin amerikan.
Ndryshe, Era dhe Lori po shoqërohen edhe prej të dashurve të tyre, Faton Shoshi, gjegjësisht Vis Bajraktari. /Telegrafi/