Tashmë të gjithë janë në dijeni për suksesin e padisktutueshëm të këngës “Bonbon”, të cilën e interpreton artistja kosovare Era Istrefi.
Kjo këngë fillimisht mori miliona klikime në YouTube, ndërsa më pas filloi transmetimi i saj në MTV duke arritur kështu deri tek top listat më të njohura në Amerikë.
Ndoshta nuk e keni ditur, por “Bonbon” së fundmi ka arritur edhe një sukses tjetër brenda kornizave të tregut shqiptar.
Kënga e publikuar në mars të këtij viti në kanalin “Ultra Music”, bëhet kënga e parë shqiptare që ka arritur mbi një milion pëlqime në Youtube.
“Bonbon” ka gjithashtu mbi 40.000 dislike (jo pëlqime), 80.000 komente dhe mbi 180 milionë klikime deri tani. /Telegrafi/