Ende po vazhdon suksesi ndërkombëtar i këngës “Bon Bon” të Era Istrefit.
Kësaj radhe kjo këngë është bërë pjesë e videolojës së famshme ”Just Dance 2017“, në listën zyrtare të këtij viti.
Kjo video lojë iu mundëson njerëzve, që të dirigjojnë lëvizjet e kërcimit, të personit brenda lojës, me anë të ritmeve të këngës, në këtë rast, të këngës “Bon Bon”.
Kujtojmë që kjo këngë, suksesin e saj të jashtëzakonshëm, e ka dëshmuar edhe me 130 milion klikime në YouTube, të cilat janë në rritje e sipër. /Telegrafi/