Site icon Telegrafi

“Bonbon” e Era Istrefit me sukses të paparë, mbi 600 milionë shikime në YouTube

“Bonbon” ishte kënga që i solli një sukses të paparë këngëtares shqiptare, Era Istrefit.

Kjo këngë që nga dita e sotme ka shifrat mbi 600 milionë shikimesh në YouTube, e cila është një rekord në vete e zeshkanes sonë.

Videoklipi i publikuar para dy vjetëve u bë hit ndërkombëtar që i hapi edhe dyert e suksesit në planetin tokë.

Pas hitit pasoi edhe marrëveshja me “Sony Ultra Music”, e cila gjë përfundimisht e futi në rrjedhat ndërkombëtare të muzikës.

Era së fundi ishte një ndër protagonistet kryesore të finales së botërorit të futbollit, ku së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith performuan këngën “Live It Up”.

Lexo po ashtu Era Istrefi po vjen me bashkëpunimin e ri, kësaj radhe me një artist xhamajkien
Lexo po ashtu Befason Era Istrefi, shfaqet mjaft provokuese në vizitën te presidenti Thaçi

Së fundi, bukuroshja jonë publikoi këngën “Prisoner” ndërsa të premten do të sjell videokëngën “Oh God”, në bashkëpunim me artistin xhamajkien, Koshens.

Ndryshe, kënga më e dëgjuar në YouTube e këngëtarëve shqiptar mbetet “New Rules” e Dua Lipës, e cila deri më tani është shikuar mbi 1.3 miliard herë. /Telegrafi/

Exit mobile version