Site icon Telegrafi

Bon Bon e Era Istrefit në versionin anglisht (Video)

Super-hiti i këngëtares së talentuar kosovare, Era Istrefi, ka kohë që ka pushtuar edhe toplistat më të mëdha botërore, nga Shazam, e deri tek iTunes Charts.

Kënga BonBon është kënduar e rikënduar nga shumë persona, të cilët herë ia kanë qëlluar me këndim e herë edhe kanë dështuar plotësisht.

Tani që kënga pritet të del zyrtarisht në gjuhën angleze, ne ju sjellim një version të saj të realizuar rreth 2 muaj më parë nga një artiste me emrin Tashana e cila në Youtube ka publikuar këngën BonBon të kënduar në anglishtt.

Ajo madje i ka realizuar edhe një klip këngës, por nuk dihet nëse ka marrë të drejtën autoriale për këndimin e këngës.

Ditë më parë, në Youtube rrodhi një version i këngës BonBon në gjuhën angleze, i kënduar nga vetë Era, mirëpo ishte i vendosur në një kanal jo-zyrtar dhe tashmë është fshirë.

Shikojeni dhe dëgjojeni versionin anglisht të kënduar nga artistja Tashana të këngës BonBon.

Exit mobile version