Në atdheun e saj ajo është tashmë e famshme, videot e saj klikohen me miliona herë.
Ajo duket si një popstar dhe tingëllon si njëra prej tyre si Rihana! Me këtë krahasim të qëlluar, debutantja shqiptare tashmë po bën xhiron e botës. Me të drejtë, mendojmë ne.
Kështu e prezanton në faqen e saj të internetit radioja publike zvicerane srf këngën e ditës, të zgjedhur nga po kjo radio, shkruan albinfo.ch. E kjo këgë është “BonBon” e këngëtares që tashmë ka nisur edhe rrugën e famës ndërkombëtare.
Ditë më parë edhe mediet gjermane dhe ato angleze i kishin bërë jehonë suksesit të vajzës së re nga Prishtina.
“Në vendin e saj, në Shqipëri, Era Istrefi është tashmë një popstar i vërtetë ndërsa tash po e ngazëllen një Evropë të tërë. Këtë po e bën, veç tjerash, me pamjen, për përshkrimin e së cilës nuk mjafton fjala `hot`”. Kështu e fillon shkrimin për yllin e ri nga Kosova, portali i specializuar gjerman për muzikë të popullarizuar klatsch-tratsch.de
“Me një zë që pa frikë mund ta krahasosh me atë të Rihanna-s dhe me një këngë me emrin “Bonbon”, që në fakt nuk është aspak e ëmbël por tepër cool, këngëtarja tekstshkruese 22 vjeçare po i pushton me vrull toplistat evropiane të hiteve, transmeton albinfo.ch.
Gjatë dy muajve të kaluar, videoklipi zyrtar muzikor i saj është shikuar afër 28 milionë herë, aq sa produksionet evropiane si Shazam, Spotify dhe iTunes kanë ndezur alarmin, shkruan më tutje portali gjerman.
Kënga dance-Pop “Bonbon” prezanton atunë mbresëlënëse të Erës, vëllimin e saj mahnitës të zërit dhe para së gjithash talentin e saj për të shkruar tekste që të krijojnë varësi, përcjell alboinfo.ch.
Muzika e Era Istrefit është firmosur nga Ultra/B1/ Sony Music. Në këtë produksion editohet jo vetëm “Bonbon” por edhe albumi i saj i ardhshëm.