“Dynasty” shquhet si një prej serialeve më të ndjekura në ShBA, i cili është prodhim i gjgantit “Netflix”.
sezoni i ri i këtij seriali u lirua në mars, gjersa në një nga episodet e reja mund të vërejmë një detaj shumë interesant.
Bëhet fjalë për një skenë të realizuar në kazaino, e që në prapavijë dëgjohet kënga e famshme shqiptare “Bonbon”, e artistes Era Istrefi.
Duke qenë se ky projekt muzikor është në pronësi të firmës gjigante “Sony Music”, me siguri që edhe serialit në fjalë i janë hapur portat drejt pranimit të autorësisë së kësaj kënge.
Kujtojmë që hiti “Bonbon” i këngëtares Istrefi bëri jehonë ndërkombëtare, dhe u shënua si kënga e parë shqiptare e cila u transmetua në MTV.
Ishte pikërisht kjo këngë që i dha Erës hovin për të vazhduar suksesin në rrafshin ndërkombëtar, siç ishte edhe interpretimi i këngës përcjellëse në “Kampionatin Botëror 2018”. /Telegrafi/