Kënga “Bonbon” e Era Istrefi është padyshim kënga më e dëgjuar shqiptare, e cila ka thyer kufijtë.
Ka qenë një hit i padiskutueshëm dhe është renditur lartë në disa shtete perëndimore të Evropës, gjersa ka arritur edhe në kontinentin e largët, Amerikë.
Mirëpo, suksesi i “Bonbon” nuk mbaron me kaq, kjo pasi kënga vazhdon të dëgjohet dhe të pëlqehet ende në shumë shtete të botës.
Së fundmi, kënga e Istrefit është dëgjuar edhe në Maratonën e Jerusalemit, në Izrael.
Në një video të publikuar në Facebook nga Gerantina Kraja, ish-këshilltare e presidentes së Kosovës, Atiftete Jahjaga, e cila jeton në kryeqytetin izraelit.
Ndërkohë, Era ka pak javë që ka publikuar edhe këngën e saj më të fundit “Redrum”, e cila po ashtu ka shënuar një sukses të madh, duke marrë afro 10 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/