Artisti më i njohur në botë për realizimin e grimit, Mario i cili u bë edhe më i njohur nga grimi që i realizon gjate gjithë kohës Kim Karadshian dhe motrave të saj, këtë herë ka bashkëpunuar edhe me yllin kosovar të njohur në mbarë botën, Era Istrefin.
Në një video të publikuar në Instagram, përpos që dëgjohet kënga e Erës në prapavi, Mario ka falënderuar atë për bashkëpunimin, shkruan Indeks.
Ndryshe ditë më parë Mario kishte publikuar edhe një fotografi me Erën, e si duket bashkëpunimi i tyre veçse është duke vazhduar.
Madje kënga ‘Bonbon’ është bërë edhe pjesë e këtij realizimi të kozmetikës së njohur ‘ Laura Mercier’. Suksesi i këngës ‘Bonbon’ nga Era nuk ka të ndaluar e së fundi kënga është dëgjuar edhe në një film të realizuar në Hollywood. /Telegrafi/