Telegrafi

Bonaventura: Duhet të përmirësohemi ende

Mesfushori i Milanit, Giacomo Bonaventura, ka folur pas fitores ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1.

Italiani ka thënë se kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje të mirë, por duhet të përmirësohen ende.

“Kemi luajtur mirë dhe mbi të gjitha kemi fituar, kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Mendoj se mundemi të bëjmë më mirë, duhet të punojmë që të përmirësohemi. Tjerat po fitojnë, ne duhet të vazhdojmë kështu pasi ka shumë deri në fund”.

“Lëndimi? Rrugëtimi ende është i gjatë, të shikojmë se çfarë po ndodh në vazhdim, po më duhen edhe disa muaj”, ka thënë Bonaventura për Sky Sport. /Telegrafi/