Ambasadori i Francës në vendin tonë, Siril Bomgartner gjatë fjalimit të tij në seancën e Këshillit për Euro-integrime derisa shpalosi prioritet e Francës gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian tha se Franca do të ketë një qasje konstruktive në këtë drejtim.
“Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, për këtë temë nuk ka afat të përcaktuar sepse ky afat varet nga mbledhja ndërqeveritare.
Por është e qartë se në vazhdimësi do të bëhen përpjekje për qasje konstruktive dhe gjatë kryesimit francez të arrihet përparim”, deklaroi Siril Bomgartner, gjatë fjalimit të tij në kuadër të seancës së këshillit nacional për euro-integrime, ku foli për prioritetet e Francës gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian.