Telegrafi

Bombola e gazit shpërthen brenda një shtëpie në Michigan, familja evakuohet pak minuta më herët

Ky është momenti kur b0mbola e madhe e gazit shpërthen brenda një shtëpie në Michigan të SHBA-ve, ku vetëm disa minuta më herët brenda saj kishin qenë e vendosur një familje.

Pamjet e zjarrit në Plainfield janë kapur nga kalimtarët e rastit, ku gjithçka nisi nga një zjarr i vogël në garazh – mjaftueshëm për të alarmuar zjarrfikësit që evakuuan zonën – dhe familjen e dërgoi në një hapësirë më të sigurt, transmeton Telegrafi.

E pa kaluar disa minuta u përfshi nga zjarri edhe shtëpia dhe më pas ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm, që shkatërroi pronën e kësaj familje amerikane.

Për fat të mirë nga ky shpërthim nuk është lënduar askush, por është interesant se si zjarrfikësit që qëndrojnë pranë kësaj porte as që u bën përshtypje shpërthimi apo fakti që mund të ishin lënduar. /Telegrafi/