Site icon Telegrafi

“Bombë” tualeti: Bëni një mjet shtëpiak, të lirë dhe super praktik për pastrim efikas

Një përzierje e sodës së bukës dhe acidit citrik do të bëjë një mrekulli të vërtetë kur bëhet fjalë për pastrimin e guacës së WC-së të tualetit tuaj

Keni nevojë për tri gjëra për këtë preparat, dhe pa dyshim që i keni tashmë në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Përgatitja:

▪ 160 g sode buke,
▪ 60 ml acid limoni,
▪ 1 lugë detergjent për larje enësh.

Ju gjithashtu keni nevojë për një enë për akull.

Përzieni sodën e bukës dhe limontozin, shtoni detergjentin për larjen e enëve dhe përzieni.

Vendoseni përzierjen në për akull. Lëreni të qëndrojë për të paktën katër orë.

Kur përzierja të jetë tharë, nxirrni “kubet” nga ena e akullit dhe mbajini në një enë ose kavanoz hermetikisht të mbyllur. Përdorni një kub për çdo pastrim.

Vendoseni një në guacë të WC-së, prisni që të shkrihet, pastaj pastroni me brushë dhe lëshojeni ujin të rrjedhë.

/Telegrafi/

Exit mobile version