Site icon Telegrafi

Bombë tek ambasada e SHBA-së në Londër, policia realizon shpërthime të kontrolluara

Policia britanike ka kryer një shpërthim të kontrolluar pas njoftimit për dy automjete të pambikëqyrura pranë ambasadës së re të SHBA në Wandsworth, në jug-perëndim të Londrës.

Shpërthimi raportohet se ndodhi rreth orës 5.37 të mërkurën në Ponton Road, SW8.

Zyrtarët e specializuar janë në vendngjarje së bashku me ambulancën dhe automjetet e shërbimit të zjarrit dhe kordonët janë vënë në vend.

Policia metropolitane tha se hetimet në incident po vazhdojnë, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version