Para hyrjes së shtëpisë familjare të kryetarit të organit të përkohshëm të Lipjanit, Zlatko Laziq në Lipjan është hedhur një mjet shpërthyes.
Bashkë me mjetin shpërthyes, njofton RTS, është gjetur edhe një letër kërcënuese kundër “kryetarit të Lipjanit”, transmeton Koha.net.
Bomba, e prodhimit kinez, nuk ka shpërthyer e policia e ka larguar atë.
Thuhet se ky nuk është sulmi i parë kundër kësaj familjeje e televizioni publik serb shton se kohë më parë është djegur vetura e drejtorit të spitalit rajonal në Graçanicë, Nebojsha Milovanoviq, dhe ajo e sekretarit të organit të përkohshëm të Kuvendit të Qytetit të Prishtinës, Negovan Sharanoviq.
Serbia, nëpër të gjitha komunat e Kosovës ka të themeluar të ashtuquajturit “organe të përkohshme komunale” zyrtarët e të cilëve paguhen nga Beogradi me qëllim që zbatojnë politikë të Serbisë në Kosovë.