Telegrafi

Bombë te Reali, Unai Emery në vend të Zidanes nëse humbet finalja?

Real Madridi raportohet t’i ketë thënë trajnerit të Sevillas, Unai Emery që të jetë në pritje për rezultatin e finales së Ligës së Kampionëve.

Klubi mbretëror sipas AS i ka dërguar mesazh Emeryt që të qëndrojë në gjendje gatishmërie për të nënshrkuar me Realin, sepse e ardhmja e Zidanes vendoset në finalen e Ligës së Kampionëve.

Reali nuk do të marrë një vendim deri para finales, por se Emeryt i është thënë se duhet të qëndrojë i gatshëm nëse ndodh që Los Blancos të pësojnë humbje.

Lexo më shumë: Ky futbollist i Realit ka vënë qenit emrin e Messit (Foto)

Emery i ka premtuar Realit se nuk do t’i premtojë Sevillas qëndrimin e as klubeve tjera të interesuara për të, shkruan Telegrafi.

Ky është një tjetër lajm bomb që ka tronditur stolin e Realit para duelit titanik të finales së Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/