Telegrafi

Policia largon granatën e dorës te Qeveria (Video)

(E plotësuar)- Policia ka arritur ta largojë në mënyrë të kontrolluar mjetin e dyshuar e cila u gjet sot në banjën e objektit të Administratës Pensionale të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur togeri Eshref Beqiri, raporton Telegrafi.

Ai ka thënë se granata e dorës është gjetur rreth orës 11 në objektin e Administratës Pensionale të Kosovës, saktësisht në banjë dhe është larguar.

Tutje togeri ka treguar se po vazhdojnë procedurat hetimore për ta parë kush e ka vendosur bombën./Telegrafi/

Mjeti shpërthyes te Qeveria ishte granatë dore, po hetohet nëse ka edhe ndonjë tjetër

(E plotësuar)-  Një granatë dore është gjetur në objektin e Administratës Pensionale të Kosovës, ndërtesa e së cilës gjendet afër ish-Pallatit të Shtypit në Prishtinë.

Njësia për deminim e ka larguar granatën nga objekti ndërsa tash po hetohet nëse ka edhe ndonjë granatë tjetër.

Siç raporton gazetari i KosovaPress nga vendi i ngjarjes, punëtorët e Administratës Pensionale janë evakuuar nga zyrat e tyre.

Policia e ka konfirmuar rastin, por pa dhënë detaje tjera.

Bombë te Qeveria e Kosovës?

(E plotësuar)-  Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë Telegrafit se ende nuk ka informacion se a është larguar mjeti i dyshuar shpërthyes nga ndërtesa e Administratës Pensionale të Kosovës.

Ndërkaq sot rreth orës 11:00 policia ka marrë informatën se një mjet i dyshuar shpërthyes është vendosur brenda objektit të kësaj administrate.

Mediat raportojnë se një dëshmitar është shoqëruar në polici i cili pohon se ka dëshmi rreth kësaj ngjarje

Policia vazhdon të jetë ende në vend të ngjarjes./Telegrafi/

…………….

Policia e Kosovës ka rrethuar zyrën e Administratës Pensionale të Kosovës, te ndërtesa e ish-Rilindjes në Prishtinë, pas dyshimeve për një mjet shpërthyes.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00 kemi marrë informatën për një mjet të dyshuar shpërthyes”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka treguar se policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe se për detaje të tjera do të njoftojë në vazhdim

Zyra e Administratës Pensionale të Kosovës ndodhet në oborrin e ish-pallatit të shtypit që sot shfrytëzohet nga Qeveria e Kosovës për ministri të ndryshme, në qendër të Kryeqytetit./Telegrafi/