Nëse dëshironi ta filtroni ajrin në shtëpi, atëherë nuk keni nevojë të blini produkte të shtrenjta për këtë gjë. Ajri mund të filtrohet edhe me lulet e caktuara.
Lulet e zakonshme të cilat mbahen brenda në shtëpi shërbejnë si armë e fortë kundër nivele të larta të ajrit të ndotur. Lulet janë të njohura edhe si absorbues të gazrave të dëmshëm të cilët gjenden në hapësira të mbylla, transmeton Telegrafi.
Lulja aloe Vera
Kjo lule është shumë e lehtë për t’u mirëmbajtur dhe i heq të gjitha kimikalet e dëmshme. Ajo e pastron ajrin duke e absorbuar dyoksidin e karbonit, monoksidin e karbonit dhe formaldeidet.
Veç kësaj, më e mira e kësaj bime është se kur në shtëpi gjendet një nivel i lartë i kimikaleve të dëmshme, lulja fillon të zhvillojë pika ngjyrë kafe të cilat ju lajmërojnë se diçka nuk është në rregull.
Përveç Aloe Veras, ju mund ta përdorni edhe fikusin. Fikusi nuk kërkon shumë dritë dhe në mënyrë të suksesshmee pastron ajrin. /Telegrafi/