Një bombë është hedhur në Hotelin “Sasha” në veri të Mitrovicës, por që nuk ka eksploduar. Bomba është hedhur para 30 minutave, bëjnë të ditur burimet të KosovaPressit nga veriu i Mitrovicës.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të mëdha të Policisë. Bëhet e ditur se bomba është hedhur në hotelin ku sot ka qëndruar ministrja për Dialog Edita Tahiri, e cila inauguroi zyrën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Komunën veriore të Mitrovicës.
Kundër vizitës së Tahirit kanë reaguar edhe zyrtarë të qeverisë së Serbisë, e më i zëshmi ishte drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.