Site icon Telegrafi

Bombë me speca djegës

Shkencëtari që kryeson hulumtimet për “chili-granatën” R.B. Srivastava, thotë se granata nuk është helmuese dhe qëllimi kryesor i saj është t’i nxjerrë terroristët nga vendet ku fshihen ose t’i paralizojë ata nëpërmjet nxënies së frymës.

Ekspertët ushtarakë të organizatës për hulumtime ushtarake për granatën ajrore kanë përdorur pluhurin e një lloj special të specave djegës nga India, i cili është futur në librin e rekordeve Guinness si speci më djegës në botë.

Para eksplodimit granata lëshon një re të pluhurit e cila gjatë testimit ka verbuar subjektet për disa orë dhe ka krijuar probleme të përkohshme në kanalet e frymëmarrjes.

Speci i quajtur “bhut jolokia” është njëmijë herë më djegëse se feferonët normal që përdoren në kuzhinë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version