Telegrafi

Bombarduesit amerikanë B-2 mahnitin në stërvitjen e parë të përbashkët me F-35-at britanikë

Aeroplanët bombardues amerikanë B-2 Spirit, të padiktueshëm nga radarët, ishin pjesë e një stërvitjeje të përbashkët me F-35B anglezë, për të parën herë në histori.

Manovrat u kryen te Baza Ajrore Mbretërore “Fairford” në Glusestshër, Britani, si pjesë e Task Forcës amerikane për Komandën Strategike Bombarduese në Evropë.

Aeroplanët B-2 mbahen zakonisht në baza shumë specifike, si “Fairford” dhe “Whiteman. Këtë herë kryen një vizitë edhe në Islandë, si pjesë e planit të SHBA-ve për të shtuar praninë e tyre në ishullin verior, me synimin për të mbajtur larg agresionin rus. /tch/