Site icon Telegrafi

Bombarduesi vetëvrasës i ISIS-it hedh restorantin sirian në erë, duke vrarë edhe dy ushtarë amerikanë – pamjet e shpërthimit (Video)

Një video e tmerrshme tregon momentin kur një bombardues vetëvrasës i ISIS-it vrau edhe dy ushtarë amerikanë dhe dy civilë amerikanë në një sulm të tmerrshëm në Siri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja tregon civilët që ecin poshtë një rruge afër asaj që besohet të jetë një restorant, vetëm pak çaste para se të shpërthejë bomba.

Sipas raporteve lokale, ushtarët ishin brenda restorantit kur bombarduesi e aktivizoi pajisjen jashtë. Tre ushtarë të tjerë u plagosën.

Në video, civilët u hodhën në tokë nga shpërthimi, ndërsa të tjerët janë parë duke vrapuar për jetën e tyre.

Një zyrtar i SHBA-së i cili refuzoi të emërohet konfirmoi viktimat pas shpërthimit.

Shpërthimi vjen pasi presidenti Donald Trump urdhëroi trupat amerikane të tërhiqeshin nga vendi, duke pretenduar se ISIS ishte i mundur.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani tha se gjithsej 16 vetë vdiqën, duke përfshirë së paku nëntë civilë ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Agjencia e propagandës së ISIS tha se grupi terrorist ishte përgjegjës për sulmin.

“Një sulm vetëvrasës i kryer me një jelek eksploziv goditi një patrullë të koalicionit ndërkombëtar në qytetin Manbij”, tha organizata nëpërmjet mediave sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version