Site icon Telegrafi

‘Bombarduesi i Bronztë’ arrin në arenë, i qetë para meçit ndaj Stivernes (Foto/Video)

Deontay Wilder ka mbërritur në Barclays Caenter në Brooklyn të New Yorkit për meçin ndaj Bermane Stiverne.

‘Bombarduesi i Bronztë’ me t’u futur në arenën ku do të zhvillohet përballja është rrethuar nga media dhe gazetarë.

Wilder i veshur me një stil kampioni

Përkundër kësaj ai dukej shumë i qet dhe i fokusuar për duelin.

Wilder është kampon aktual në WBC për pesha të rënda dhe lufta e sotme do jetë e gjashta e tij për mbrojtjen e titullit.

32-vjeçari është favorit dhe pritet të fitojë me nokaut në raundin e katër.

Meçi i fundit i Wilder ishte 252 ditë më parë, më saktë në shkurt të 2017 ndaj Gerald Washington, ku fitoi në rundin e pestë me nokaut teknik.

Kurse, Stiverne ka 721 ditë pa luftuar, hera e fundit ndaj Derric Rossy në nëntor të 2015, ku fitoi me vendim unanim. /Telegrafi/

Exit mobile version