Site icon Telegrafi

Bombarduesi amerikan B-1 rrëzohet gjatë uljes në Dakotën e Jugut, shpëtojnë anëtarët e ekupiazhit

Një bombardues, B-1B Lancer i Forcave Ajrore amerikane u rrëzua të enjten teksa po i afrohej bazës së Forcave Ajrore Ellsworth në shtetin amerikan të Dakotës së Jugut.

“Një Lancer i Forcave Ajrore B-1B i bazës së Forcave Ajrore Ellsworth u rrëzua dje rreth orës 5:50 pasdite ndërsa po përpiqej të ulej”, thuhet në deklaratë.

Ai ishte në një mision stërvitor në momentin e aksidentit. Në aeroplan ishin katër anëtarë të ekuipazhit, të cilët kanë shpëtuar.

Ndërkohë, bordi mbikëqyrës do të hetojë aksidentin, raporton abcnews.

B-1B Lancer është një bombardues konvencional supersonik me rreze të gjatë në shërbim të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara që nga viti 1985.

Ai është angazhuar në mënyrë aktive në operacionet luftarake mbi Afganistan dhe Irak që nga viti 2001. /Telegrafi/

Exit mobile version