Një bomë aeroplani e gjetur para dy javësh në zonën industriale të Shtipit do të shkatërrohet në vendin ku është gjetur, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kjo u bë e ditur nga Grozdana Naumovska, udhëheqëse e Departamentit për parandalim dhe planifikim të fatkeqësive teknologjike dhe të ndërlikuara në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH).
Ajo bëri të ditur se vendimi u mor në takimin e përbashkët të personave përgjegjës dhe profesional të DMSH-së dhe Ministrisë për Mbrojtje.
Deri në të mërkurën e javës që vjen duhet që të zbatohet aksioni i shkatërrimit të kësaj bombe, pasi që është me rrezik mënjanimi dhe transportimi i saj deri në poligonin Krivollak./Telegrafi/