Telegrafi

Bomba lodër shkakton kaos në Aeroportin e Balit!

Ai iu ka thënë zyrtarëve të aeroportit, që ndodhet në ishullin e Indonezisë, se e kishte blerë këtë lodër, që t’ua dërgoi miqve si dhuratë për fundvit. Por, zyrtarët nuk e kanë lejuar atë ta marrë lodrën në aeroplanin e Katarit, të cilën është dashur ta lë prapa, para se ta bëjë kontrollin e zakonshëm, transmeton Telegrafi.

Me të kuptuar për këtë rast zyrtarët e sigurisë, kanë kërkuar që ai të merret në pyetje dhe të mos lejohet të shkoi tutje me itinerarin e paraparë.

Telegrafi britanik mëson se ai quhet Davide Fogli, i lindur në Turin, por me pasaportë britanike.
Mësohet se burri 48-vjeçar është liruar pas 24-orësh, teksa është gjetur edhe lloji i njëjtë i bombës në dyqanin ku ai e ka blerë. /Telegrafi/