Telegrafi

‘Bomba’ e Rakitic ndaj Atletico Madridit ka pushtuar rrjetet sociale

Mesfushori i Sevillas, Ivan Rakitic ka shënuar një supergol nga një distancë e madhe në ndeshjen e La Ligas ndaj Atletico Madridit.

Sevilla është nikoqire e Atleticos në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në La Liga, ku pjesa e parë u mbyll baras 1-1.

Golat në 45 minutat e parë u shënuan nga kroati Rakitic (7’) për vendasit dhe Felipe (33’) për mysafirët.

Megjithatë, goli i parë i ndeshjes i shënuar nga mesfushori veteran Rakitic, ka pushtuar të gjitha mediat sociale dhe i ka bërë të gjithë të flasin për të.

Rakitic ka shënuar një supergol nga një distancë mbi 30 metra për ta dërguar ekipin e tij në epërsi 1-0.

Goditja e kroatit ishte sikurse një ‘raketë’ e lansuar nga toka me një shpejtësi marramendëse. /Telegrafi/