Ulf Karlsson është një doktor shumë i njohur në Suedi që ka qenë në shumë evente botërore në Sport, por ai ka lëshuar bombën e radhës që mund të tronditë futbollin.
Ai ka akuzuar drejtpërdrejt Zlatan Ibrahimovic se është dopuar gjatë kohë që ka qenë pjesë e Juventusit në moshën 23 vjeç.
“Zlatan kishte shtuar 8 kg në 6 muaj kur ishte pjesë e Juventusit. Mendoj se është dopuar, të paktën kështu më duket mua”, është shprehur suedezi për gazetën “Sport Bladet”.
“Jam i bindur për këtë gjë. Zhvillimi me 10 kg në 6 muaj te Juventus, është e pamundur që të ndodh diçka e tillë në kaq pak kohë”.
Zlatan ka luajtur në Juventus gjatë viteve 2004-2005 dhe 2005-2006. Dy titujt e fituar në këtë periudhë i janë marr pas Calciopolit. /Telegrafi/