Edhe pse u paralajmërua se do të shkatërrohet këtë javë, megjithatë, bomba e gjetur para disa javësh në Shtip, ende nuk është shkatërruar, madje as mënjanuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bomba e gjetur në zonën industriale në Shtip, thuhet se i takon Luftës së Dytë Botërore, do të shkatërrohet në të njëjtin vend, këtë të diele.
Sipas Ekrem Zendelit, drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), vendimi është marrë mbrëmë, në bashkërendim me persona profesionistë të URM-së dhe MPB-së.
Askush nuk ka garantuar për jetën e njerëzve, nëse do të tentohej mënjanimi i bombës në një vend ku do të mundej që të shkatërrohej.
Bomba është 130 kilogramëshe, një metër e gjatë dhe përmban 70 kilogram eksploziv. Ajo do të shkatërrohet në forma bashkëkohore të rasteve të këtilla./Telegrafi/