Telegrafi

‘Bomba’ e De Bruyne me këmbën e majtë ndaj Monchengladbachut po vlerësohet lartë

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka shënuar një supergol në ndeshjen e fituar nga ekipi i tij ndaj Borussia Monchengladbachut.

Manchester City ka fituar ndeshjen kthyese ndaj klubit gjerman me rezultat 2-0 apo në total 4-0 duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Golat në këtë fitore të ekipit nga Etihad u shënuan nga Kevin de Bruyne (12’) dhe Ilkay Gundogan (18’).

Lexo po ashtu Ashtu siç pritej, City eliminon Monchengladbachun dhe vazhdon në çerekfinale

Megjithatë, goli i parë i shënuar nga ylli belg po diskutohet shumë në rrjetet sociale dhe po vlerësohet lartë.

De Bruyne shënoi një supergol nga distanca me këmbën e tij të majtë, e cila nuk është primare dhe e preferuara.

Ishte një gol i përkryer dhe shumë i bukur për arritjen e ‘golit të 100-të’ të Cityt në të gjitha garat këtë sezon.

Edhe më mbresëlënës është fakti se De Bruyne tani ka shënuar 25 gola nga jashtë zonës që nga bashkimi me Cityt – duke qenë lojtari me më së shumti gola nga distanca se çdo lojtar i Ligës Premier. /Telegrafi/