Një shtetas nga Kosova, 28 vjeç, banues në provincën e Bolzanos, është dëbuar nga Italia për arsye sigurie si i dyshuar për lidhje me Shtetin islamik.
Sipas mediave italiane, të cilat nuk e citojnë emrin e të dyshuarit, vendimi i depërtimit është nënshkruar nga ministri i Brendshëm Marco Minniti.
Mësohet se i riu, ishte nën hetim nga strukturat e anti-terrorrizimit dhe dyshohej se ishte në kontakt me sktremistë aktivë në Siri dhe Irak.
Ai kishte mbështetur aktivitetin e organizatës “Rinia Islamike Kaçanik”, lideri i së cilit është i njohur për brutalitetin e treguar në videot e propagandës.
Mediat përtej Adriatikut raportojnë se kosovari kishte milituar në Siri në radhët e një formacioni xhihadist mes fundit të vitit 2014 dhe muajve të parë të 2015-ës.
Kosovari është shoqëruar në atdhe nga një avion i nisur nga aeroporti i Milanos, Malpensa.